| To: | lockmeter@xxxxxxxxxxx |
|---|---|
| Subject: | ***** SUSPECTED SPAM ***** Bateristi legjendar i Deep Purple IAN PAICE dhe Matt Filippini Band në 12 prill në Tiranë |
| From: | ArtKontakt <artkontakt@xxxxxxxxxxxxxx> |
| Date: | Fri, 11 Apr 2008 05:31:13 -0500 |
| Importance: | Low |
| Reply-to: | lajmetari@xxxxxxxxxxxxxx |
| Sender: | lockmeter-bounce@xxxxxxxxxxx |
|
<<< text/html: Unrecognized >>> Nëse nuk arrini të vizualizoni këtë mesazh klikoni këtu www.artkontakt.it
Rock`n`roll concert12 Prill 2008, ora 20.30, Amfiteater Kalvin -TiraneARTKONTAKT
Në bashkëpunim me "Carls Entertainment" organizon koncert me bateristin legjendar te Deep Purple IAN PAICE dhe Matt Filippini Band.Forum
Drumm clinic ne Akademine e Arteve, ora 16.30 Detaj
ArtKontakt dhe Charls Entertainment janë arkitektët e një nate shumë speciale rock-u në Tiranë, me Ian Paice- bateristin themeluesin e grupit Deep Purple dhe Matt Filippini Band nga Italia. Natën e dymbëdhjetë të prillit, Ian Paice, bashkë me grupin italian të rock-ut do të luajnë muzikën e Deep Purple për rreth dy orë, nën dritat e amfiteatrit Calvin. Por Ian nuk vjen në Tiranë vetëm për koncertin, atij i intereson të takojë muzikantë rock-u shqiptarë, për të krijuar një kontakt për bashkë-prodhime ose thjesht për të folur mbi muzikën që shoqëroi revolucionit e shoqërisë moderne. Ai do të flasë me publikun në një auditor titulluar ?Drumm Clinic? në Akademinë e Arteve mbi profesionin e bateristit rock dhe energjinë e ritmit që mban gjallë për dekada një grup rock-u.
Shkruhet për Ian Paice
Nga jeta e një legjende rock
Ian Paice bëri karrierë si baterist me një nga grupet që themeluan rock-un, Deep Purple. Në fakt, përgjatë karrierës së tyre të gjatë, që ka parë shumë ndryshime në anëtarët e grupit, ai është i vetmi që nuk e ka lënë asnjëherë band-in dhe është bateria e tij që dëgjohet nëpër këngët që janë shitur nga miliona albumet të prodhuara prej tyre. Për tre vjet, mes 1973 dhe 1967, Deep Purple kanë qenë grupi më i madh rock në botë, diçka e provuar nga numri i albumeve të shitura.
Është e njohur se elementi çelës që i siguroi jetë aq të gjatë rock-ut të rëndë ishte sektori ritmik dhe bashkë me pak të tjerë, Ian Paice mund të thotë me gojën plot se ka qenë në rradhën e parë të këtyre zhvillimeve. Ian në ndryshim nga një brez më parë solli të njëjtin tingull të prerë, të saktë dhe të derdhur ashtu si paraardhësit e tij, por i shtoi fuqi dhe shpejtësi të pabesueshme, në një teknikë që krijoi stilin e pangatërrueshëm të Deep Purple. Ritmi i tij në single-in ?Black Night? që u ngjit në hit-et në fund të shtatorit 1970, i shkaktoi shumë probleme ?cover? banda-ve të tjera, të cilat duhet të jenë ndjerë shumë mirënjohëse ndaj Deep Purple, që nuk nxori më single të tjera. (Mund të dëgjosh baterinë e ?Fireball?, ?Burn? ose ?Highway Star?). Pa dyshim që Ian Paice i ka siguruar vetes një vend në murin e famës të bateristëve botërorë. (Nga: ?Drummerworld?) |
| <Prev in Thread] | Current Thread | [Next in Thread> |
|---|---|---|
| ||
| Next by Date: | Potenzschwaeche - wir haben die Losung, Esperanza Medeiros |
|---|---|
| Next by Thread: | Potenzschwaeche - wir haben die Losung, Esperanza Medeiros |
| Indexes: | [Date] [Thread] [Top] [All Lists] |